Sznyoug kërkon nga Qeveria Kurti që të marrë masa për të tërhequr investitorët e huaj

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur sot një konferencë për media me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së.

Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së, Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.

Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

Prandaj ai ka kërkuar që Qeveria Kurti të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, ka shtuar ai.