”Syri i Popullit”: Nis me vonesë seanca gjyqësore ndaj Sadri Ramabajës

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Sadri Ramabajës, njërit nga 10 të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”.

Ai bashkë me 9 persona të tjerë është i akuzuar për përgatitje të atentateve ndaj drejtuesve të shtetit, ndër to tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi në mars të 2017-ës.

Ramabaja sot po merret në pyetje nga Prokurori Special, Sylë Hoxha, përmes pyetjeve të tërthorta.

Sadri Ramabaja ishte marrë në pyetje edhe të mërkurën e kaluar nga avokati i tij Ramiz Krasniq, rreth përfshirjes së tij në organizatën ”Syri i Popullit” por ai i kishe mohuar këto akuza duke thënë se për këtë organizatë për herë të parë ka dëgjuar nga mediet rreth dy orë pas plagosjes së Azem Vllasit.

Për shkak të revokimit të kërkesës për zëvendësim të njërit prej avokatëve, deri sa është kthyer Arsim Bilalli, avokati i caktuar i të akuzuarit Ragip Sallovës, seanca ka nisur thuajse 1 orë me vonesë.