Synimet e çeçenit Kadyrov: Jo veç Donetskun, do ta marrim edhe Kievin

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë të hënën se do të ketë ofenzivë ruse jo vetëm në Mariupolin e rrethuar, por edhe në Kiev dhe në qytetet e tjera ukrainase, shkruan anews.

“Do të ketë ofenzivë… jo vetëm në Mariupol, por edhe në vendet, fshatrat dhe qytetet e tjera”, tha Kadyrov në një video të postuar në ‘Telegram’.

“Luhansk dhe Donetsk do të çlirohen në fillim… pastaj ne do ta marrim Kievin dhe qytetet e tjera”, shtoi ai.