Sylvester Stallone shfaqet në humor të shkëlqyeshëm, për darkë me gruan 22 vjet më të re dhe tre bijat bukuroshe (fotot)

Aktori amerikan mbahet mend për rolin legjendar të boksierit ‘Rocky Balboa’.

74 vjeçari Sylvester Stallone dukej i veshur me elegancë teksa dilte dje për darkë me familjen e tij të bukur, para ditëlindjes së tij të 75-të, që mbush javën që vjen.

Çifti i fuqishëm kishin me vete tre bijat e tyre mahnitëse Scarlet Rose, 19 vjeçe, Sistine, 23, e Sophia Rose, 24 vjeçe.

Aktori i Hollywood kishte veshur një këmishë të bardhë, të cilën e mbante të pafutur në pantallonat e zeza.

Regjizori e producenti ecte krah për krah me gruan e tij, ish-modelen 52 vjeçe Jennifer Flavin, e cila kishte veshur një fustan jeshil dhe sandale të errëta.

Nëna e tre fëmijëve i shtonte pak shkëlqim vetes me një togzë xhevahirësh të fustanit dhe vëthë të argjendtë.

Nga tre bijat e tyre, Scarlet, e cila sapo ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën e mesme, mbante një mini-fustan gri dhe taka të larta.

Bija e mesme Sistine, mbante një fustan të hapur kafe, që kishte kombinuar me një palë këpucë me motive leopardi.

Aktorja aspirante ka bërë debutimin e saj me një rol në filmin e horrorit ‘47 Meters Down’.

Bija e madhe Sophia tregonte trupin dhe barkun e tonifikuar me një veshje të sipërme të shkurtër të bardhë, që e kishte kombinuar me pantallona të zeza lëkure.

Motrat përdornin si aksesorë një mori varësesh të florinjta dhe çanta elegante.

Sistine kishte postuar pamjet për 1.5 milionë fansat e saj në Instagram ku dukej e zbukuruar për të dalë me familjen.

Sophia gjithashtu kishte postuar një seri imazhesh e videosh, si nga shtëpia dhe me motrën e saj  të vogël Scarlet.