Ish-komandanti

Sylejman Selimi: Foton e Rugovës e mbanim në mur

Ish-komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi tregon se axha i tij ka qenë kryetar i LDK’së në fshatin e tij të lindjes në Aqarevë të Skenderajt.

Kështu, ai thotë se të gjithë e kanë përkrahur këtë parti dhe kryetarin e saj.

“Na e kemi mbajt foton e tij më 1996 dhe 1997. Axha ka qenë kryetar i LDK’së në fshat’, tregoi Selimi në emisionin Pressing në T7.

Ndërkohë ai ka treguar se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ka pasur interes politik. Thotë se gjithçka që i ka interesuar atij ka qenë organizimi ushtarak.

“Ademi nuk ka pasur të bëjë asgjë me politikën. Ai ka qenë i angazhuar vetëm në organizimin ushtarak’, tha Selimi.

‘Nuk ka qenë anti-rugovist’, shpjegoi Selimi.