Sylejman dhe Rexhep Selimi për ngushëllime tek familja Daci

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, kanë shkuar për ngushëllime tek familja e Nexhat Dacit.

“Sot, bashkë me Sylën, ishim në mbështetje të familjes Daci, pas humbjes së jetës së birit të tyre Arianit”.

“Mbështetje për babain Nexhat Dacin dhe për nënën e Arianit, mbështetje për gruan, fëmijët dhe gjithë familjen dhe miqtë e familjes Daci. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin”, ka shkruar Rexhep Selimi në Facebook.