Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të ketë gjatë javës

Pas një jave me të reshura intensive, në vendin tonë gjatë vikendit ka pasur ngritje temperaturash.

Por, të reshurat e shiut janë rikthyer sot gjatë një pjese të ditës.

Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin e meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, i cili ka treguar parashikimin e motit për ditët e ardhshme.

“I njëjti mot sikur sot do të përcjellë edhe ditët e ardhshme. Do të ketë ditë me reshje shiu por kryesisht me diell. Në disa vende të Kosovës, do të ketë edhe breshër, por këto reshje nuk do të jenë të intensitetit të lartë. I njëjti mot do të vazhdojë deri në fund të javës”, ka thënë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se temperaturat minimale do të sillen nga 10-12 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 23-4 gradë celcius.

Kujtojmë se reshjet e shiut kanë ndikuar pozitivisht në tokat bujqësore dhe në ngritjen e nivelit të ujit nëpër liqene dhe lumenjë. /Ballkani.info