Sylë Tahirsylaj tregon se a do të vie “të nxehtit e ferrit” në Kosovë

Media të shumta kanë raportuar për të ashtuquajturin “Të nxehtin e Ferrit” që do të kaploj Evropën Perëndimore, po ashtu dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor duke përfshi këtu dhe Kosovën.

Në këto raportime thuhet se gjatë sezones së verës temperaturat do të jenë mjaftë të larta që do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Por këtë gjë e ka hedhur posht profesori i meterologjisë Sylë Tahirsylaj duke thënë se temperatuarat në këtë verë nuk do të jenë shumë të larta, por këto temperatura maksimumi do shkojën deri në 32 gradë Celsius, shkruan Ballkani.info

“ Vendi jonë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajore nga veriu-lindja të cilat janë në një shkallë të dobët të lagështisë. Reshjet e shiut priten të jenë deri ditën e mërkurë, ku këtë ditë do të ndërprehen reshjet dhe do të ketë një ngritje të temperaturave, por jo në vlerë ekstreme, minimalja do të jetë 1-17 gradë Celsius ndërsa ato më të lartat pritet të jenë deri në 25-32 gradë Celsius. Në këta dy muaj temperature më e lartë pritet të jetë 33 gradë andaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar” tha Sylë Tahirsylaj./Ballkani.info/