Sylë Tahirsylaj: Ja kur do të vijë Pranvera

Javën që lamë pas ishte një mot kryesisht i ngrohtë e stabil por një gjë e tillë nuk pritet të jetë gjatë kësaj jave.

Ky mot i freskët pritet të na përcjell gjatë gjithë javës.

Në një prononcim për Ballkani.info profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj, ka treguar se gjatë kësaj jave do të na përcjell ky mot, ku temperaturat më të ulëta do të jenë -2 grad celsius, dhe ajo maksimalja pritet të shkoj deri në 12 grad celsius.

Sipas tij javën që vjen pritet të ketë ngritje të lehta të temperaturës.

Vendi do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë ardhë nga pjesa verilindore e fushës së ultë atmosferike. Shtypja atmosferike është nën vlerat e minimales. Ky mot do të jetë i qëndrueshëm deri në fund të javës, temperaturat më ultë do të jetë -2grad celsius ndërkaq maksimalja do të shkoj deri në 12 grade celsius.

Javën tjetër pritet të ketë një ngritje e lehtë e temperaturave dhe një erë do të jetë me një intensitet më të lehtë. /Ballkani.info