Sylë Tahirsyla tregon kur do të ndërpriten reshjet e borës

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj tha se në ditët në vijim do të ketë përmirësim të temperaturave në vend.

Por për pasojë, Tahirsylaj paralajmëron të ketë edhe vërshime në disa vende, ku lumenjtë janë të degraduar.

Nga dita e nesërme e deri në fillim të javës së ardhshme, sipas meteorologut Tahirsylaj do të ndërpriten edhe reshejt e borës, për të rinisur sërish në ditën e martë me intensitet të dobët.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore në shkallë të lartë të lagështisë të cilat vin nga pjesa veri-lindore e rajonit, ku për pasojë moti do të jetë me reshje të borës gjatë ditës së sotme dhe do të ndërpriten në mëngjes dhe pastaj deri në ditën e hënë nuk do të ketë as reshje të shiut e as bores. Sasia e reshjeve të borës që kanë rënë gjatë këtyre 48 orëve të fundit në vendet kodrinoromalore kanë mbërri lartësi deri në 20 centimetër ndërsa në ultësira deri në 10 centimetër, prandaj duke filluar nga dita e hënë sipas imazheve satelitore do të ketë reshje të shiut të insetitetit të dobët por jo në shkallë vendi, kurse të martën do të ketë reshej shiu dhe borë të cilat të mërkurën do të ndërpriten, dhe gjithashtu kah fundi i javës do të ketë ngritje të temperaturave”, tha ai, raporton GazetaBlic.

Profesori universitar bëri të ditur se temperaturat minimale gjatë ditëve në vijim do të zbresin dëri në minus 5 gradë Celsius kurse ato maksimale do të shkojnë deri në 7 gradë Celsius, temperatura këto të cilat sipas tij pritet të shkaktojnë edhe vërshime.

“Temperaturat që do të luhaten gjatë kësaj jave, do të thtoë në tri ditë e para do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius ndërsa maksimale 6 ose 7 gradë Celsius, pra ka kushte të favorshme për shkrirjen e borës e cila do të manifestohet me ngritjen e lumenjëve që disa vende pas degradimit mund të vërshojnë në ditët në vijim. Do të ketë erë nga ana e veriperendimit me shpetjësi 1 deri në 8 metër për second dhe sasia e reshjeve që është e pranueshem është 30 deri në 35 litër katrorë, prandaj ky kritër që aplikohet për vërshime do të thtoë është e mundshme që temperaturat e bëjën të vetën dhe të kemi një situatë, por Kosova 99% I ka lumenjë rrekejë të ciëlt e lëshojnë territorin e vendit tonë. Kjo situatë e ka efektin pozitiv për akumulimin e ujërave, të njëjtin efekt e ka edhe për hibrike për zhvillimin e mbjelljeve vjeshtore faktikisht edhe për skijim dhe turizëm malor, janë kushte të favorshme”, u shpreh ai.

Në fund, eksperti i meteorologjisë Sylë Tahirsylaj shtoi se ky parashikim i motit është i bazuar sipas të dhënave të stacionit meteorologjisë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe stacionet agrometeorologjike të USAID-it amerikan të shpërndara në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës.