Sylë Hoxha e konfirmon se kërcënim ka marrë edhe Prokuroria Speciale

Prokurori i Shtetit, Sylë Hoxha e ka thënë se kërcënime për bombë ka marrë edhe Prokuroria Speciale.

Hoxha ka dalur në vendin e ngjarjes ku po qëndrojnë edhe njësitet intervenuese të Policisë së Kosovës.

“Kërcënime ka marrë edhe Prokuroria Speciale. Ne kemi vendosur evakuimin e stafit deri sa të bëhen të gjitha kontrollat nga njësitet intervenuese. Poashtu, kemi marrur të gjitha masat e nevojshme” ka thënë Hoxha. /Ballkani.info/