Syla zbulon “arsyen kyçe” për dorëheqjen e Rifat Latifit: I ra pishman shpejt

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi është sekretari i ministrisë, Naim Bardiqi, i cili sipas tij, nuk i ka lejuar hapësirë për të punuar.

Valon Syla në Pressing të T7 ka thënë se është shumë të humbet dy herë brenda dy viteve ministri i shëndetësisë.

“VV ka ardhur në qeveri duke thënë se ne do ta ç’kapim shtetin. Ne do t’i prishim këto strukturat kriminale. Qysh mundet sot sekretari me ia shkarku ministrin Vetëvendosjes? Z. Bardiqi është një prej faktorëve kyç, që ministri Latifi nuk ka mundur të ndryshojë gjendjen e sektorit”, ka thënë Syla.

Sipas Sylës, Latifi ishte penduar pak pasi kishte marrë detyrën të cilën ia kishte ofruar kryeministri Albin Kurti.

“Menjëherë si ka ardhur ky ka qenë dëshpërim dhe i ka rënë pishman që e ka pranuar punën, sepse e ka që vendimmarrja e tij si ministër është e pamundshme, sepse se ka pyetur kërrkush, prej ditës së parë. Ka grupe të interesit që janë të forta, me para e lobim. VV sot i ka ata aleatët më të mëdhenj e që po ia rrëzon ministrat”, ka thënë Syla.

Bardiqi ishte sjell në MSH nga ish-ministri Uran Ismaili, ishte shkarkuar më pas nga ish-ministri Armend Zemaj dhe ishte ricaktuar në pozitën e sekretarit nga ish-ministri, Arben Vitia. /GazetaExpress