Syla: Z. Kurti, mos merr vendime sepse s’ke legjitimitet– mos u entuziazmo nga zhurma e tenxhereve

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të mos vazhdojë të marr vendime, duke thënë se ai është duke udhëhequr vetëm me ¼ e votave të qytetarëve.


Syla ka thënë se Kurti nuk duhet të entuziazmohet nga zhurma e tenxhereve në ballkone, duke e pasur fjalën për protestat e qytetarëve nga ambientet e tyre të banimit.


“Z. Kurti stop vendimeve që nuk ke të drejt t’i marrësh. Në emër të kujt po merr vendime? Je qeveri e pakicës. Me mbështetjen e 221.001 votave, s’mund ta përfaqësosh Kosovën as brenda e as jashtë. Mos u entuziazmove nga zhurma e tenxhereve nëpër ballkone? Përndryshe ke kundër deputetët që përfaqësojnë zërin e 524,108 shqiptarëve dhe 29700 minoriteteve joserbe. Kalkulo pak”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se regjimit i Kurtit po i ngjanë kohës së rënies së komunizmit në Shqipëri, kur në emër të popullit shkatërrohej gjithçka.
“Idea e shkatërrimit të gjithçkaje që është ndërtu para teje, i ngjan kohës së rënies së komunizmit në Shqipëri, kur në “emër të popullit” u dogjën edhe ullinjtë shekullorë me arsyetim se qenkan drunj komunistë. E shërbeve mandatin tënd,shkele edhe kushtetutën, disa herë. Je kujdestar qeverie, e jo më shumë”, ka shkruar ai në fund.ReplyReply AllForwardEdit as new