Analisti Valon Syla bëri një pyetje në “Pressing” në T7, nëse kryeministri Albin Kurti rrezikohet të hyjë në listën e zezë të SHBA-së.

“A mendojnë opozita që Albin Kurti rrezikohet seriozisht për me u futë në listë të zezë të SHBA-së…Po shohim qa ndodhi me Sali Berishën”, tha Syla.

Kësaj pyetje iu përgjigj Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, duke thënë se askush nuk është imun.

“Asnjë njeri nuk është imun në Kosovë ndaj listave dhe sanksioneve, asnjë…..Më së paku politikanët që kanë vendime në dorë. Kerkush nuk është imun”, tha Haziri ndër të tjera.