Syla: Prekja e Trustit rrezikon këtë fond, Qeveria ka mënyra të tjera për të siguruar ndihma

Analisti Valon Syla ka thënë se tërheqja e parave nga Trusti Pensional i Kosovës e rrezikon dëmtimin e këtij fondi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se ka mënyra të tjera që Qeveria të sigurojë fonde e ndihma.

“Mos e prekni se e falimentoni krejt e na leni edhe pa pensione në të ardhmen”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Sylës:

Çdo prekje e Trustit Pensional të Kosovës në këtë gjendje të pandemisë rrezikon seriozisht dëmtimin e këtij fondi, edhe ashtu të dëmtuar nga nga gjendja në berza ndërkombëtare.
Qeveria ka mënyra të tjera për të siguruar fonde, borxhe e ndihma.
Mos e prekni se e falimentoni krejt e na leni edhe pa pensione në të ardhmen.