Publicisti Valon Syla ka komentuar spotin e Arben Vitisë ku ai tallet me kandidatin e LDK’së, Përparim Rama, ndërsa ka thënë se është irrituar nga kjo çfarë ka bërë pretendenti për të qenë i pari i Prishtinës.

Syla ka thënë se Vitia po sillet sikur t’i ketë fituar zgjedhjet vet e jo se është thjeshtë një i emëruar nga Albin Kurti.

Tutje Syla ka theksuar se  është irrituar nga ky sport i Vitisë, ku pretendenti për të qenë i pari i Prishtinës tallet me kundërkandidatin nga radhët LDK’së.

Postimi i plotë i Sylës:

“Këto fushata negative si të Arben Vitisë, ti humbin zgjedhjet. Kjo fore ju garantoj se nuk dhez dhe do ti kushtoj shumë. Ky fol si vet kishe i ka fitu zgjedhjet me vetëbesim, e jo Albin Kurti qe thjeshtë e ka emëru. Mendon që prishtinalitë se dinë që eshtë një follirant, sikur kur thotë ketu ‘mos e qit’ videon, por e qet kishe pahiri. Mu për këtë ka me pësu. Jemi gjallë edhe e shohim. Kjo ka me demtu shumë.

Më irritoj. Ani kur po thotë me r të butë do ta rënojmë. O kuku bre. Sve mi boje lepo stoje. Si kumarë i Milloshevës me mindil”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.