Syla për Gjykatën Speciale: E tëra e fabrikuar, qëllim ka largimin e Thaçit nga skena

Ismail Syla, këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot ishte një ditë e rëndë për gjithë Kosovën, por që eprori i tij qëndroi sotik dhe i dinjitetshëm.

Syla në Edicionin Special në Klan Kosova tha se Thaçi tregoi se bën çdo gjë për të mbrojtur pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot ishte një ditë e rëndë, por presidenti bëri një thirrje të qetë dhe të dinjitetshme që në një ditë të tillë të mos ketë trazira por bëri thirrje për maturi”.

“Çdo gjest dhe fjalë e tij sot kishe integritetin e një njeriu që dinjitetshëm që ka arritur në një shkallë që për pastërtinë e UCK-se do të dëshmojë jo në vend por edhe jashtë”.

“Nuk mund të jenë përgjegjës krerët e UÇK-së për shpërngulen e serbëve, romëve e pakicave tjera.

Syla tha se ish-luftëtarët do të marrin një titull madhor kur të kthehen, atë të burgosurve politikë.

“Thaçin, Veselin e Krasniqin deri tani i njihnim si ish-luftëtarë por kur të dalin të pastër si margaritar pas kësaj do të marrin një titull madhor atë të të burgosurve politikë”.

Tutje Syla tha se me ngjarjen e sotme Kosovës i ndodhi një fyerje e madhe.

“Kosovës i ka ndodhë një fyerje e madhe sot, kjo është përpjekje për të njollosur njeriun që është personifikim i pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.
Sejdiu mes tjerash thotë se Thaçi me maturi dhe qetësi të plotë u tregoi bashkëpunëtorëve të tij për aktakuzën e ngritur.

“Kur ka ardhur momenti i njohjes me aktakuzën presidenti në mënyrën më të civilizuar dhe me vetëbesim të plotë ka treguar paqen e tij të brendshme. Hashim Thaçi nuk është njëri emocional, ai është njeri që shquhet për qetësi”.

Këshilltari beson se Thaçi do të kthehet më fuqishëm dhe se të gjitha gjërat që po bën Specialja janë fabrikime për ta larguar nga skena atë dhe krahun e luftës.

“Do të ndodh rikthimi i fuqishëm dhe i duhur pasi që të gjithë këto fabrikime do të duken artificiale, të gjitha këto janë përdhosje për sytë e qytetarëve ndaj lidershipi të UCK-së dhe kinse janë vrarë njerëz e oficer të lartë por ky është një ofendim i madh”.

“E gjithë kjo lojë me shpifje të shqiptarëve të dyshimtë dhe gjerat që ka fabrikuar Serbia njëra nga qëllimet është që të largohet nga skena Hashim Thaçin”.

“Në një farë mënyrë është largim i përkohshëm i krahut të luftës. Por si vlerë dhe lidership është më i suksesshmi që ka prodhuar mendimi politik dhe luftëtar që është ngjizur në realitetin e Kosovës dhe është finalizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Syla.

Sa i përket Vjosa Osmanit, që tashmë ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentes Syla tha se është çështje ligjore edhe janë në rregull.