Syla: Në mungesë të Thaçit e Veselit, partitë e prisnin sinjalin e revoles “BAM” që të dalin kah Kurti

Analisti Valon Syla ka komentuar partitë që gjenden në opozitë dhe kalimet e deputetëtve nga partitë e tjera në Lëvizjen Vetëvendosje.

Syla në Pressing të T7 tha se mungesa e dy liderëve të PDK-së, që gjenden në Hagë, ka bërë që deputetët të qëndrojnë në një pozicion ku presin për të kaluar të gjithë në anën e Albin Kurtit.

“PDK pa dy liderët e saj kryesor dhe themelues e historik, pothuaje është peng. Zotri Hoxha mund të mos jetë më i dashuri në PDK por është lider konsecional apo i pajtimit të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit që gjenden në Hagë. Komplet ky oportunizmi pa dy shefat e mëdhenjë në të gjitha këto parti, iu kap Albin Kurtit dhe ishin në një start pozicion dhe e pritin atë revolen e atletikës ‘BAM’ që të dalin të gjithë te Albin Kurti në VV”, tha Syla.

Tutje, Syla tha se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka nuhatur këtë dhe ka marrë masa në mënyrë që të mos i ikin deputetët e partisë së tij.

“Kjo u pa me deputeten Reshitaj e cila nuk ka lënë parti pa hy, në fund edhe të Albini. Grainca një pozicion i parë, familja e saj me AKR-në pastaj kjo doli atje. Abdixhiku këtu duket se e ka pasur ndjenjën se rreth 4 a 5 ja kishte ç’nduk, ka thënë hajde dalim ta çojmë dorën më përpara sa s’na kanë ikë deputetët e s’mund t’i ndalim”, shtoi Syla./