Syla: Mos i quani deputetët “numra”, ne përfaqësojmë zërin e qytetarëve

Deputeti AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj raportimeve e debateve të ndryshme të ditëve të fundit, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës zhvishen nga identiteti i tyre përfaqësues dhe kualifikohen vetëm si numra që do ta votojnë qeverinë e re.


Këtë gjë, Syla e ka quajtur të pandershme.


“E pa ndershme që deputeti, si i zgjedhur i popullit, që ka marrë besimin e mijëra qytetarëve, të quhet numër”, ka shkruar Syla.


Deputeti Syla po ashtu ka kërkuar nga të gjithë ata që termin “numër”, kur i referohet deputetëve, të hiqet nga ata që e përdorin.


“Ju që përdorni këtë term, ju lutem ta largoni nga zhargoni i juaj sepse tekefundit ne jemi zëri i qytetarëve e jo numra”, ka theksuar ai.