Syla: Mihali po e bënë qeverinë Zdravo mbi varret e dëshmorëve dhe gjymtyrët e veteranëve

Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër pas deklaratave të zyrtares së VV-së, Dejona Mihali.

Syla ka thënë se Mihali po e bënë qeverinë Zdravo mbi varret e dëshmorëve dhe gjymtyrët e veteranëve.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kjo Dejona Mhali e Shqipërisë sa here që e shoh duke thanë diqka m’i kujton “izbeglicat” e viteve të 90-ta kur Millosheviqi i sistemojke në Kosovë.

Bile do janë kanë në fshatin Bablloq (Deçan) të vendosur.

Zakonisht ata kanë qenë më të humbur në hapsirë e kohë dhe dashakqinje që bënin zullumet më të mëdhaja.

Edhe kjo e ikur dhe e përndjekur revolucionin e kohës së vet po e bënë me qeverinë Zdravo mbi varret e Dëshmorëve e gjymtyrët e veteranëve. Ashtu si “izbegllicat” edhe kjo do ta kete fatin, e humbur dhe e përndjekur.