Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë zgjedhur që fushatën e këtyre zgjedhjeve të bëjnë ecje me qytetarë dhe po shfaqin imazhe sikur prapa tyre po ecin me mijëra qytetarë.
Por në fakt, kudo që ata po fotografohen me dron nga lart vërehet se përkrahja për ta është shumë e vogël gjatë ecjeve.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duke i prirë turmës së më pak se dhjetëra përsonave.
Fotografia thuhet se është bërë në Zhur të Prizrenit, nga ku Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë thënë se do t’i marrin 10 mijë vota. Por sipas kësaj fotografie, nuk duket se janë as 100 përkrahës duke ecur pas tyre.
Reagim për këtë fotografi ka bërë edhe analisti politik, Valon Syla, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se “që qysh i bon 10 mijë veta Albini dhe Vjosa në Zhur”.
“Qe qysh i bon 10 mijë veta Albini dhe Vjosa në Zhur. Tani del Bleron Baraliu e rrok krytë në dollapa të kuzhinës e del thotë 55%. Hakia 75%… mbani mend këta numra. Se shfryhet balloni me 14 shkurt.”, ka shkruar ai.







