Valon Syla

Syla, LDK-së e AAK-së: Armiku i juaj nuk është Memli e Bedriu

Analisti Valon Syla nuk është pajtuar me pjesën e opozitës që po e kritikon takimit kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se këto kritika tregojnë shumë për opozitën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se PDK-ja dhe Memli Krasniqi nuk janë armiq të LDK-së e AAK-së.

“Miq te nderuar, sjellja e opozites ndaj takimit PDK me VV qe sherben per me perfundu kete qeverisje të Albin Kurtit në vend se me u shndërru në gëzim se rënia e Albin Kurtit po vjen, ata zgjedhen me sha PDKn miken e tyre opozitare e jo Vetëvendosjen… Mendoj se ky fjalori anti PDK me ardhe para te sharat ndaj kesaj qeverie me skandaloze tregon shumë. Armiku juaj nuk eshte Memli e as Bedriu e as PDK. Nese mendoni keshtu, atëherë pse duhet me ndërru Albin Kurtin, kur menzi spritni me sha PDKn përsëri? Opozita ka më shumë arsye për të qenë bashkë se sa për të gjetur arsye gjithqysh me sha njeri tjetrin. A seshte misioni me qu sa ma shpejtë këtë Qeveri skandaloze në zgjedhje”, ka shkruar ai.