Analisti Valon Syla i cili njihet si një kritik i kryeministrit Albin Kurti sot ka publikuar një poezi satirike.

Në postimin e tij në Facebook, Syla i ka jep Kurtit epitete të ndryshme ndërsa në fund e ka porositur që ta kryejë ndonjë punë, përcjell Insajderi.

Postimi i plotë:

O Albin o babë, o marshall.

O fellne, o spojler, o bojler…

O haubë e gërrnaçit, o shofer i tërrtaçit, në ara të Gilanit.

O digitron, o patron, o biblotekë, o çebe…

Çu more kryje naj punë.

#albanologji #albinizëm #recital