Gazetari dhe opinonisti Valon Syla, ka shkruar se fjalët me premtime të kryeministrit Albin Kurtit që u thanë sot mbajtura sot para Këshillit të Përgjithshëm të partisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, nuk janë tjetër veç se gënjeshtra të qeverisë së tij.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, i ka quajtur fjalë të kota dhe gënjeshtra premtimet e Kurtit për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

Gjithashtu Syla ka shtuar se pa përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë as liberalizim të vizave.

“Pa u kry bisedimet me Serbi. Pa marrëveshje në Bruksel, të gjithë duhet ta dinë që s’ka liberalizim të vizave.
Premtimet e Albin Kurtit se Kosova do të antarësohet në NATO, e në BE janë të kota dhe nuk janë më shumë se rrenat e tjera të qeverisë së tij”, ka shkruar Syla.

Ai tutje ka theksuar se janë pesë anëtare të BE’së dhe katër të NATO’s që presin të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel në mënyrë që të na njohin.

Postimi i plotë

Pa u kry bisedimet me Serbi. Pa marrëveshje në Bruksel, të gjithë duhet ta dinë që s’ka liberalizim të vizave.
Premtimet e Albin Kurtit se Kosova do të antarësohet në NATO, e në BE janë të kota dhe nuk janë më shumë se rrenat e tjera të qeverisë së tij.
Janë 5 vende anëtare në BE, dhe janë 4 vende antare të NATO’s, që presin marrëveshje në Bruksel për të mundur që ta njohin Kosovën. Pa njohjen e tyre, aplikimet në NATO dhe BE as që do të merren parasysh.
Politika e Jashtme e Qeverisë së Albin Kurtit me këtë çasje që e ka, do të sjell vetëm izolim për Kosovën qysh edhe jemi tash… më tej edhe stagnim, varfërim e tjerë. E që me Luftën në Ukrainë do të duhej kjo politikë të ishte më proaktive për ta shfrytëzuar polarizimin anti-rus te shtetet perëndimore dhe tjera të botës.
Shkurt prej këtyne ska kurgjo. Veç kopalla dhe varfërim… dhe në veçanti budallaki.