Valon Syla

Syla: Kurti e humbi betejën me tabela e dinarë, tash e aktivizoi Rashiqin për konferencë ndërkombëtare

“Mund të ketë konferencë ndërkombëtare për marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë të martën Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Për këtë çështje po diskutohet të enjten në “Pressing” të T7, ku gazetari Valon Syla tha se çështja e konferencave ka përfunduar me atë të Vjenës.

Por, sipas Sylës një konferencë e tillë i konvenon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ka shtuar se Rashiq është në pjesën e politikave të Qeverisë së Kurtit, duke aluduar në shfaqjen e kësaj ideje.

Sipas Sylës, Kurti ka humbur betejën në çështjen e tabelave dhe të dinarit – duke shtuar se tashmë ka mbetur pa agjendë në politikën e jashtme.

“Unë mendoj që Rashiq është në pjesën e politikës së Qeverisë e cila me tabela të veturave dhe dinarë ka marrë goditje të mëdha ndërkombëtare, dhe tash ka mbetur pa agjendë politika e jashtme e Kurtit. Tash del Rashiq që i konvenon edhe Kurtit, edhe Vuçiqit, që tash në mes të luftërave në Ukrainë e Gazave, që ta barazojmë situatën”, ka thënë Syla.

VIDEO BONUS: Eman Rrahmani: Nuk do ta votojë asnjë ligj që e dëmton familjen dhe njeriun