Analisti

Syla: Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse, do të përballet me sfidat më të mëdha pas 2008’ës

Analisti Valon Syla ka thënë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse në Kosovë, në të kundërtën të mbahen zgjedhjet

Syla ka thënë se mandatarët duhet të provojnë të bëjnë një qeveri gjithëpërfshirëse, sepse vendit i duhet një qeveri e fortë për t’u bërë ballë të gjitha sfidave.

.”..Nëse kjo është e pamundur, atëherë le gjeten zgjidhje tjera, por vendit i nevojitet një Qeveri e fortë që ka me u përballë me sfidat më të mëdha pas vitit 2008″, ka shkruar Syla në Facebook.

Ky është shkrmi i pltoë:

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit cili do qoftë ai… Mandatarët është mirë të provojnë të krijojnë një Qeveri Gjithëpërfshirëse Kosovare. Nëse kjo është e pamundur, atëherë le gjeten zgjidhje tjera, por vendit i nevojitet një Qeveri e fortë që ka me u përballë me sfidat më të mëdha pas vitit 2008.