Syla i AAK-së për rënien e faqes së Trustit: Çka është kjo mungesë serioziteti?

Faqja e Trustit e dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10% të Trusit ka rënë nga sistemi në kohën kur do të fillonte aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, këtë e ka quajtur mungesë serioziteti.

“Çka është kjo mungesë seriozitetit?

Ende pa nis mirë aplikimi për tërheqjen e parave të qytetarëve paska ra faqja e trustit.

Dobët, nuk ka ku shkon ma dobët!”, ka shkruar Syla në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Nga Trusti e pranuan që kjo ueb faqe u bë cak i hakerëve dhe sulmeve kibernetike.