Syla: Albin Kurti është paranoik, ka frikë se edhe këshilltarët e tij mund të ia ngulin

Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri Albin Kurti është paranoik dhe ka frikë nga gjithçka, madje thotë se nuk u beson as miqëve, e as këshilltarëve të tij.

Syla përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti ka frikë edhe nga marrja e përgjegjësisë dhe vendimeve të rëndësishme.

“Albin Kurti tutet prej shumëçkafit. Është paranoik. I tutet vendimeve, si beson kerkujna nga tuta që po ja ngulin, as këshilltarëve të vet. Si beson as miqve, dhe gjithkund sheh armiq. E gjithë kjo rrjedh nga vetëm nga pasiguria dhe paranoja. Shkurt nga Tuta. A i tutet murmurimës e vetëtimës, a i tutët mijve, apo gjarpinjve, ajo s’është me rëndësi. Me rëndësi është se a i tutet përgjegjësisë dhe vendimeve të rëndësishme. Kjo është me rëndësi se ky punon në krye të shtetit, e jo në cirkus si kaskader e zhongler”, shkroi Syla.

“Luani e Tigri janë më të fortë se ujku thotë një fjalë e urtë. Por ujku kurrë nuk bohet pjesë e cirkusit… Rash mas kominikatës të vetëvendosjes se Kurti nuk tutet, lirisht ktheni ata posterat me Luana se cirkus jeni. Po shihet”, tha tutje Syla.