Syla: AAK e ka votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Syla: AAK e ka votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ka dështuar për herë të tretë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Për dallim nga hera e fundit që ky projektligj nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, sot dështoi në mungesë të kuorumit.

Me këtë projektligj është paraparë që të ngritën kapacitetet e vendit tonë ekonomikisht, e sidomos pas kësaj periudhe që kemi kaluar nga koronavirusi.

Ndërsa, me këmbëngulje që të kalojë projektligji në fjalë ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka përsëritur edhe një herë deputeti nga radhët e AAK-së Gazmend Syla.

Ai tha që për sqarim të opinionit publik dua t’ju njoftoj se AAK e ka votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

‘Vetëm për sqarim të opinionit. Grupi parlamentar i AAK-së ,e ka votua ligjin për rimëkëmbje ekonomike’, u shpreh Syla.