Sveçla: Vetëvendosje me Vjosa Osmanin do t’i arrijnë 60% të votave

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij, në zgjedhjet qëndrore, do t’i arrijë mbi 50% të votave.

Sveçla, i ftuar në ‘dPt te Fidani’ në T7, ka thënë se bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, e cila është zotuar për kandidimin me një listë të re, do t’i arrijnë 60% të votave.

“Edhe rasti i Podujevës e dëshmoi ngritjen e VV’së. Ne do duhet të ishim mbi 60% në nivel qëndror, bashkë me Vjosa Osmanin”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për partneritetin në koalicion, teksa ka thënë se VV nuk i zë besë LDK’së.

“LDK pas një kohe të gjatë duhet të kalojë në një proces të reformohet. Momentalisht nuk po udhëheqet nga një sistem i vlerave, po udhëheqet nga një grup i interesit. Kjo e bën si një partner të pabesueshëm, prandaj ne nuk kemi shpresa që çfarëdo bashkëpunimi me ta do të sjellte ndonjë gjë të mire”, ka shtuar tutje ai.