Sveçla – Veliut: Plumbat ke thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i është kundërpërgjigjur ish shefit të tij, tani minitër i MPB-së, Agim Veliut, i cili tha “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.

E Sveçla ia ktheu Veliut se plumbat që dikur i ke marrë janë nga ata të cilët po han bashkë.

Anëtari i VV-së i tha Veliut se “llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar”.

Po ashtu, ai shtoi se nga e hëna Bulliqin do ta ketë kryetar komune.

“E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash. Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i. E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar.

Prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune”, tha ai.