Sveçla takohet me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ushtrues detyre, ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit me të cilin është duke u ballafaquar vendi ynë, me pandeminë Covid 19, sidomos për vendimet që ka marr Qeveria e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Me këtë rast Sveçla e njoftoi ambasadorin Braathu me të gjitha hapat që ka ndërmarrë MPBAP, duke e aktivizuar edhe Planin e Reagimit Kombëtar, ku të gjitha rastet janë duke i bashkërenduar Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Ndërsa shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në menaxhimin e kësaj situate dhe shprehi përkushtimin se misioni OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.