Ministri i Punëve të Brendshme

Sveçla takohet me ambasadorin Kosnett – flasin për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e ka uruar ministrin Sveçla për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e prioriteteve të MPB-së.

“Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme dhe  vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që gjatë mandatit  të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

“Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit”.