Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka komentuar letrën e SHBA’së për Kosovën ku kërkohet që menjëherë të hiqet taksa për produktet serbe e boshnjake, në mënyrë që të mos rrezikohet partneriteti me ta.

Sveçla përmes një statusi në Facebook ka shkruar se si duket kësaj radhe Shtetet e Bashkuara e kanë seriozisht, e në këtë mënyrë po testojnë shtetin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Si mund të na llogarisin për aleatë e partnerë në shekullin 21 nëse tërhiqemi nga një taksë e butë kundrejt një shteti kriminal e antishqiptar si Serbia?!

Nuk mund të bëhesh partner i ShBA-ve nëse as 5% s’i përngjan Izraelit”, shkroi deputeti i VV’së