Sveçla: Putini mund t`i ketë dhënë Thaçit helme për t’i eliminuar gazetarët dhe Vetëvendosjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla përmes një statusi në Facebook ka dhënë një deklaratë interesante.

Sipas tij, presidenti do duhej të bastisej sepse ka mundësi që presidenti rus, Vladimir Putin t’i ketë dhënë helm apo epruvetë me plutonium apo novichok për te eliminuar opozitarët nga Vetëvendosje ose gazetarët kritikë.

Statusi i plotë në Facebook i Xhelal Sveçlës:

“Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t’i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë.

Prej Putinit, Vuçiqit e tash edhe Hashës asgjë të mirë vendi jonë nuk pret”