Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar ish-objektin e komunës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Ky objekt gjatë ditës së djeshme u mbyll nga ana e Policisë së Kosovës përmes një aksioni.
Në këtë komunë njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.
I pyetur nga gazetarët e cila ishte arsyeja e kësaj vizite, ministri u përgjigj shkurt “Punë të zakonshme në orar të punës”.
Bashkë me Sveçlën ishte edhe ministri i Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.







