Sveçla ofron mbështetje për Qendrën e Akomodimit për Personat e Riatdhesuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vizitoi Qendrën e Akomodimit për Personat e Riatdhesuar ku u prit nga drejtoresha e këtij departamanti, Fahrije Terrnava si dhe zyrtari i kësaj qendre, Selim Hyseni të cilët e njoftuan për së afërmi ministrin për aktivitetin e kësaj qendre dhe për sfidat që në përgjithësi i kanë.

Gjithashtu ministri Sveçla u njoftua edhe për kapacitetet e kësaj qendre e cila shërben për strehimin e përkohshëm të personave të riatdhesuar si dhe për procedurat e pranimit, regjistrimit e akomodimit të të gjithë atyre personave të riatdhesuar në Kosovë.

Në fund të vizitës Sveçla u shpreh i gatshëm që t’i mbështes në mënyrë që kjo qendër të jetë sa më funksionale dhe të kenë kushte sa më të mira për personat që qëndrojnë aty.