Sveçla: LDK-së i mungoi vullneti për koalicion me Vetëvendosjen

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, ka thënë se Vetëvendosje LDK-së i ka bërë oferta nga muaji tetor i vitit të kaluar por nuk kanë marrë përgjigje.

Sveçla në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht takimeve konstruktive, në fund u pa se LDK nuk kishte vullnet për një bashkëpunim të drejtë me Vetëvendosjen.

“Në letrën e fundit publike që zoti Kurti i drejtoi zotit Mustafa, ne ofruam një mundësi që të tejkalojë ky ngërç. Letra ishte në plotni me dakordimin e Kryesisë së VV-së dhe Vjosa Osmanit i ofrohej ta drejtojë listën”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në këtë parti kanë besuar se një koalicion me LDK-në do të garantonte shumicën e kërkesave qytetare për ndryshim.

loading…