Gjuha e ulët dhe fyese ndaj kundërshtarëve politik në fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar edhe pas dënimeve nga PZAP.

Ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nuk është kursyer me gjuhë fyese ndaj opozite, duke i quajtur “bërllok”.

Si duket Lëvizja Vetëvendosje është në zor të madh, pasi si asnjëherë më parë ka ashpërsuar gjuhën në fushatë elektorale, duke përdorur terme pezhorativ dhe fyes ndaj opozitës.

Ministri në largimi i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vazhduar me gjuhë të rëndë ndaj opozitës, gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri, ai i ka quajtur berlloka opozitën.

“Unë kam një pyetje për ju, këta bërlloka, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë të kombit tonë?”, tha Sveçla ndër të tjera.