Sveçla: Do ta heqim taksën ndaj mallrave serbe

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla thotë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, do të vendoset reciprociteti me Serbinë.

Sipas tij, me vendosjen e reciprocetit, tarifa prej 100% bëhet e panevojshme.Ne e kemi përkrahë tarifën edhe pse ne mendojmë që masa e duhur është reciprociteti ekonomik, politik dhe ai diplomatik. E kemi përkrahë këtë, sepse siç thotë populli prej borxhlisë të keq, edhe bishtin e sakicës, rrjedhimisht mirë që është marrë, por nuk mjafton”, tha Sveçla në Debat Përnime.

“Ne si VV, kur të vijmë në pushtet me 7 tetor do të vendosim reciprocitetin dhe pastaj taksa bëhet e panevojshme”, tha tutje Svecla.Svecla ka treguar se cili është qëllimi i LVV-së me vendosjen e reciprocitetit.

“Me reciprocitet nënkupton ndërmarrja e masave të njëjta që Serbia i merr. P.sh njohja e vulave doganore, njohja e prejardhjes së produktit, nëse Serbia nuk e pranon Republikën e Kosovës, nuk ka kurrfarë arsyen që ne ta pranojmë Republika e Serbisë”, tha Sveçla.Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar vazhdimisht suspendimin e kësaj mase për t’i lënë rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet qeverisëse.

loading…