Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i është dukur e pavend vendosja e një posteri në një ndërtesë në kryeqytet me mbishkrimin “Sot jam 100% shtet, faleminderit kryeministër”

Ai ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po merret me reklama derisa në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka mbledhur Këshillin për Siguri, njofton Klan Kosova.

“Përderisa Vuçiq mobilizon Këshillin e Sigurisë së Serbisë me gjeneralë të ushtrisë në të, kryeministri ynë fikall vet, pa strategji e ide si të vazhdojë, në vend të Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka mbledhur këshillin për ngjitjen e reklamave”, ka shkruar Sveçla në Facebook.