Suzuki Jimny i ri i frymëzuar nga G-Class e Mercedesit (FOTO)

Suzuki Jimny i ri është një model shumë i kërkuar nga kompanitë që merren me modifikime të veturave, kështu që ai ka tërhequr edhe vëmendjen e Wald International, kompani e cila është e njohur për paketat e saj “Black Bison” për modifikim.

Në këtë rast, Jimny vjen me eksterier më ‘agresivë’, i cili është i frymëzuar nga Mercedes-Benz G-Class, duke përfshirë kofanon e re me disa tregues karakteristik të drejtimit, transmeton Koha.net.

Duhet përmendur edhe mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme të re, mbrojtësit tjerë të rinj, dritat LED në çati, mbrojtësin shtesë (‘spoiler’) në çati, mbajtësin e ri të gomës rezervë, si dhe set të ri të rrotave me goma Off-Road (për terrenet e vështira).

Wald International këtë Jimny do ta prezantojë në panairin e veturave të modifikuara që do të mbahet në Tokio vitin e ardhshëm (nga 11 deri 13 janari).