SUV i ri Toyota Century do të debutojë më vonë këtë vit

Toyota është gati të zgjerojë gamën e saj të SUV-ve me një model të ri që do të debutojë brenda vitit 2023.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oferta luksoze e përfolur më parë tani është konfirmuar zyrtarisht.

Gjatë prezantimit të Alphard dhe Vellfire krejt të re, shefi i markës së Toyota-s Simon Humphries bëri njoftimin surprizë të Century SUV.

Supoozohet se Century SUV do të jetë një model i rëndësishëm për Toyota-n, duke përfaqësuar kulmin e stilit, komoditetit, luksit dhe teknologjisë.