Një zyrtar policor është në mesin e të arrestuarve në operacionin antidrogë në Prishtinë, të hënën. I njëjti tashmë është suspenduar, me rekomandim të IPK-së.
Nga Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Paparacin kanë njoftuar se zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar mbrëmë nga Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë për një rast ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë prezent edhe njësi të tjera policore.
Hetimet për këtë rast kishin filluar më herët nga hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë të Policisë së Kosovës. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare)”.
Siç njofton IPK-ja, zyrtarit policor tashmë të arrestuar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Si pjesë e procedurave administrative i njëjti edhe është suspenduar me rekomandim të IPK-së.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje.
LEXO EDHE:







