Komuna e Skenderajt ka pezulluar ofiqarin i cili dyshohet që lidhi martesa të rreme me qëllim të rregullimit të lejeve të qëndrimit për disa persona në Gjermani.

Kjo komunë njofton se deri në një kohë të pa caktuar, ofiqari Kujtim Bekaj do të marrë 50% të pagës mujore.

“Duke u mbështetur në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pas informatës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (më datë 25.01.2019), Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt ka nxjerr vendim për pezullim nga detyra me pagesë 50% të pagës mujore, për zyrtarin e Gjendjes Civile (K.B.), ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se me veprimin e tij ka kryer vepër penale – keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Komunës në ‘Facebook’.

Ofiqari Kujtim Bekaj, lidhjet e martesave i bëri duke ju marrë disa personave letërnjoftimet të cilat më pas i përdorte si dëshmitarë të martesave të rreme.

Bekaj me vendim të Gjykatës do të qëndrojë nën masën e paraburgimit për 30 ditë