Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua në rastin “Brezovica”

Dogana e Kosoves njofton se me të pranuar njoftimin zyrtar për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar për dyshimin se ka kryet veprat penale.

Procedimi disiplinor do te vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës pëkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta.

Rikujtojmë publikun se Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas menyrave tjera mundeson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurtë.