Sipas publicistit Veton Surroi, taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet si akt politik ashtu edhe siç është vënë.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se insistimi amerikan për heqjen e taksës duhet të shihet si shtyrje dhe jo kërcënim.

“Taksa është vendos si akt politik dhe duhet të hiqet apo suspendohet si akt politik dhe ky akt duhet të jetë pjesë e një ndryshimi dhe ky ndryshim nuk është ende këtu”, ka thënë ai.

Cili është efekti i deritashëm i taksës, sipas Surroit

Sipas publicistit Veton Surroi, taksa ndaj mallrave serbe ka dhënë një efekt praktik deri tash.

Ai ka thënë se me taksën Kosova ka tërhequr vëmendjen me një lloj integriteti.

“Kjo taksë e tillë si masë politike ka krijuar një efekt praktik. Efekti praktik është se ka tërhequr vëmendjen ndaj Kosovës, kështu çfarë është, e dobët e tjera, por me një lloj integriteti duke vendosur masat të cilat nuk janë shumë të popullarizuara jashtë. Prej momentit të vendosjes është e vërtetë që kemi pasur reagime, por ka pasur edhe një pozicionim të saktë të shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.