Surroi: PDK-ja, arsye të ekzistencës e ka kapjen e shtetit

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, duke folur për fushatën e PDK-së për luftim të korrupsionit, ka thënë se kjo parti është e ndërtuar si organizatë e cila merret me krim, korrupsion e nepotizëm, e ndër të tjera merret edhe me politikë.

Sipas tij, arsyeja e ekzistencës së tyre është kapja e shtetit.

Surroi thotë se PDK-ja është e vetmja organizatë politikë në Evropë që ka pasur shërbimin e vet sekret, dhe shërbimin e vet për përgjimin e telefonave.

“Nuk i di shënimet për secilin njeri, por e di që detyra e parë e zotrit Hoxhaj si ministër i Arsimit ka qenë që të krijojë një tender me shumë të madhe parash për njerëzit e partisë. Kanë qenë me dhjetëra, miliona euro që do të vidheshin nga buxheti i Kosovës. Nuk them se Hoxhaj është i korruptuar, por them se duke qenë ministër i PDK-së në atë kohë ka qenë përgjegjës për lejimin e një procesi korruptiv”, ka shtuar ai.

Ai thotë se organizata si e tillë është organizatë që e ka kapur shtetin dhe është problem i madh për vendin gjithashtu edhe për kryetarin e PDK-së, i cili thotë se nga sot nuk do të merren më me korrupsion.

“Kjo është sikur bukëpjekësi që thotë se nuk do të merret me bukë por mbjellje të qepëve”, ka thënë ai.

loading…