Surfisti nuk e dinte se sa peshkaqenë po notonin rreth tij, derisa regjistroi pamjet me dron

Një surfist në Florida nuk e kuptoi sa peshkaqenë po notonin rreth tij, derisa ai regjistroi një video me dronë mbi plazh.

Sipas mediave të huaja, Jeremy Johnston, 33 vjeç, ka thënë se ishte nervoz kur shkoi të futej në ujë në plazhin e New Smyrna të martën, sepse ai vuri re një grup peshkatarësh në zonë.

“Por moti dhe valët ishin vërtet të shkëlqyera, kështu që vendosa të shkoj atje”, tha ai. “Unë vrapova dhe u hodha”.

Por ai ka shtuar: “Unë isha i tronditur dhe i habitur” – pasi kur kishte kuptuar se sa peshkaqenë ishin në të vërtetë atje.

Peshkaqenët janë shumë të zakonshëm në New Smyrna Beach, aq të zakonshëm sa që ekspertët e quajnë këtë zonë “kryeqyteti i sulmit të peshkaqenëve në botë”.

https://www.instagram.com/p/B8uOZDYlzGM/?utm_source=ig_embed