Kampioni dhe nënkampioni aktual i Kosovës do të përballen në mes vete të shtunën në Drenas.

Feronikeli do të jetë mikpritës i Prishtinës në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

“Nikli” do ta kërkojë fitoren e dytë në shtëpi pas humbjes shokuese nga Ballkani.

Nga ana tjetër, Bardhekaltrit e synojnë fitoren e parë sezonale pas barazimit me Flamurtarin dhe lojës së shtyrë me Dukagjinin.

Ndërkohë, Ballkani do të ketë punë mjaft të vështirë këtë xhiro pasi e viziton Llapin, i cili është jashtëzakonisht i fuqishëm në shtëpi.

Trepça ’89 nga ana e saj do të mundohet ta vazhdojë formën e mirë dhe rezultatet pozitive, me një fitore eventuale në shtëpi kundër Drenicës.

Kuqezinjtë nga ana e tyre shkojnë në Mitrovicë për të nxjerrë pikë.

E Gjilani, pas fitores së thellë në Ferizaj, do të tentojë ta konfirmojë forcën e tij në duel me Vushtrrinë, në ndeshjen e parë në shtëpi.

Njëjtë si vushtrriasit, pikë do të kërkojë edhe Flamurtari, për t’i ikur fundit të tabelës.

Kuqezinjtë e presin Ferizajn, i cili di të jetë i papërshtatshëm për kundërshtarët.

Superliga – Xhiroja e tretë

E premte 16:00 Dukagjini – Drita 0:4

E shtunë 16:00 Feronikeli – Prishtina

E shtunë 16:00 Llapi – Ballkani

E diel 16:00 Trepça ’89 – Drenica

E diel 16:00 Gjilani – Vushtrria

E diel 16:00 Flamurtari – Ferizaj

loading…